Bledian Koka: Lefter Allës i falsifikuan analizën e urinës kur u kap duke pirë kokainë
Gazetari Bledian Koka duke komentuar arrestimin e kryebashkiakut Lefter Alla për korrupsion, thotë se atij i falsifikuan dy vite më parë analizën e urinës kur u denoncua për përdorim të lëndëve narkotike.
I ftuar në "Ora e Betit", Koka tha se nga 2013 deri sot jemi futur në ciklin vjedhim zgjedhjet për të vjedhur fondet dhe pastaj vjedhim fondet që të vjedhim zgjedhjet.
Koka: 3 mln eurot që i janë kapur Lefter Allës është vetëm një tender që ai ka bërë në katër vite në krye të bashkisë. Pse nuk bëjnë investigim sa tendera me flamur të kuq ka dhënë ky. Gjithë bashkitë japin tendera me flamur të kuq. Sot kemi denoncuar Kreshnik Hajdarin, kryetarin e bashkisë së Kuçovës. Ka bërë një tender ku kanë marrë pjesë 12 kompani për 360 milion lekë për 1.2 km rrugë. Ka skualifikuar 12 kompani që kishin ofertën 120 mln lekë më pak se fondi limit dhe ja ka dhënë një kompanie që e kishte fiks në kokë.
Nuk kanë frikë. Vetëm Lefter Alla tregon filozofinë e Ali Babës me 60 hajdutë. A nuk e nxori Artan Hoxha duke pirë kokainë para dy vitesh? Urinën që bëhet analiza e kanë çuar një nga këta 9 të arrestuarit që janë brenda. 1/3 e bashkisë së Dibrës është në burg, e hetuar për korrupsion. Nga brekët e Shukriut përfunduan te xhepat e Lefterit. Po pse te Lefteri mbeti korrupsioni, po Erion Veliaj që firmos 28.5 mln euro çdo vit për incineratorë që nuk ekzistojnë, po e Durrësit, Korçës, Elbasanit, Fierit? Nga 2013 deri sot jemi futur në ciklin vjedhim zgjedhjet për të vjedhur fondet dhe pastaj vjedhim fondet që të vjedhim zgjedhjet. Mund ta kuptosh se cili do të jetë produkti i zgjedhjeve të 14 majit ku opozita po shkon si cjapi te kasapi.
