Avokati: Vjedhja po kthehet në modë, ai që merr 1 mln euro nga një fond është gati të bëjë burg ca kohë

Avokati Besnik Muçi thotë se vjedhja e fondeve publike është kthyer në modë.

Referuar kryebashkiakëve të vendosur nën akuzë, ai tha në "Ora e Betit"  se kushdo që vjedh 1 mln euro nga një fond është gati të bëjë burg disa kohë.

Muçi: Të gjitha hetimet e kryera ndaj kryebashkiakëve janë hetime postfaktum, pasi ndodh veprimi kriminal. Nuk vijnë për shkak se agjencitë ligjzbatuese e kanë informacionin në kohë real. Lekët kanë ikur. Po bëhet modë. Të vjedhë 1 mln euro nga një fond është gati të bëjmë disa kohë burg. Këto hetime thjesht i kanë ngelë në derë prokurorisë apo policisë.Nuk janë hetime cilësore dhe nuk kanë efekt.