"Ka plasur cipa dhe paligjshmëria", Hoxha: Asfalti elektoral gjithandej në Tiranë

Gazetari Poli Hoxha thotë se asfalti elektoral ka plasur kudo në Shqipëri, përfshirë edhe Tiranën.

Në "Ora e Betit" ai tha se këtë e sheh si skemë "të kapim plaçkën e fundit".

Poli Hoxha: E shoh dhe në Tiranë asfaltin elektoral gjithandej, po prishen. Mund të mbante se ka edhe probleme të tjera. Këtu ka plasur cipa, turpi, paligjshmëria. Është si këneta që po del gjithë gufma lart. Më shumë se trimëri e shoh si atë që hajde të bëjmë plaçkën e fundit. Të gjithë që shkojnë te SPAK thonë se akuzat janë politike.