Manchester United dhe Chelsea në garë për Osimhen, Napoli kërkon shumën e “çmendur”

Kjo do të jetë një verë e nxehtë në Napoli ku yjeve të skuadrës së kaltër u kanë ardhur shumë oferta interesante.

Një prej tyre është padyshim edhe Vicor Osimhen, për të cilin kanë shfaqur interes Manchester United dhe Chelsea që po bëjnë maksimumin që të bindin sulmuesin nigerian.

Gjithsesi, llgaritë duhet t’i bëjnë edhe me Napolin pasi presidenti Aurelio De Laurentiis ka vendosur një çmim të “kripur” për “kokën” e sulmuesit 22-vjeçar.

Osimhen që ka shënuar 21 gola në 25 ndeshje këtë sezon në kampionat, i ble nga Lille për 80 milionë ndërsa Napoli kërkon plot 170 milionë euro për ta lënë të lirë. Osimhen ka një kontratë që e lidh me klubin e kaltër deri në vitin 2025.