Sulmuesi serb goditi gjyqtarin, disiplina mund ta përjashtojë nga ky sezon në Premier League
Aleksandar Mitrovic mund të përjashtohet nga të gjitha aktivitetet zyrtare me fanellën e Fulham deri në fund të sezonit.
Sulmuesi serb që goditi gjyqtarin në ndeshjen çerekfinale të FA Cup kundër Manchester United, rrezikon shumë dhe trajneri Marco Silva mund ta humbasë për pjesën e mbetur të ndeshjeve dhe ky do të ishte një telash i vërtetë për skuadrën londineze.
Sulmuesi serb u përplas me gjyqtarin Chris Kavanagh pasi ky i fundit u konsultua me sistemin VAR duke akorduar penallti për Man. United dhe karton të kuq për brazilianin Willian.

Sipas “Sun Sport”, arbitri e ka referuar ngajrjen të plotë dhe tashmë komisioni i disiplinës në FA pritet të marrë një vendim që me shumë mundësi do të jetë përjashtimi i lojtarit për më shumë se 10 ndeshje.
