Robert Lewandowski rrezikon Shqipërinë? Pamjet pas El Clasicos janë shqetësuese

Robert Lewandowski rrezikon Shqipërinë? Pamjet pas El Clasicos
Sulmuesi i Barcelonës dhe Kombëtares së Polonisë, Robert Lewandowski mund të mos jetë i gatshëm për të sfiduar Shqipërinë në Varshavë në 27 mars për ndeshjen e parë eleminatore të kuqezinjve në optikën Euro 2024.

Pas derbit të Spanjës me Real Madrid ku ai ishte një nga më të mirët në  fushë për katalanasit, në media ka qarkulluar një foto me këmbën e polakut të fashuar. Aty duket qartë që edhe shokët e skuadrës së tij janë të shqetësuar.

Robert Lewandowski rrezikon Shqipërinë? Pamjet pas El Clasicos

Kjo ndodhi vetëm një javë përpara sfidës me Shqipërinë dhe nuk dihet ende nëse Leëa do të jetë gati për trajnerin Santos, por edhe nëse zbret nmë fushë, aio do të jetë i kushtëzuar nga dëmtimi, çka do të thotë se skuadra e Sylvinhos mund të përfitojë.