Momente frike për portierin Ochoa, avioni bën ulje të detyruar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Mars 2023, 10:53
Guillermo Ochoa ka përjetuar momente të frikshme në bordin e në avioni gjatë rrugës së kthimit për në Meksikë ku do të bashkohej me skuadrën kombëtare për sfidat me Surinamin dhe Xhamajkën.
Problemet në mjetin fluturues që u nis nga Roma me destinacion Madridin, e detyruan pilotin të kryente një ulje të detyruar në ishullin e Mallorca-s por portieri 37-vjeçar i siguron të gjithë se nuk pati asnjë problem edhe pse të pranishmit në avion përjetuan momente paniku.
Sipas portierit, të gjithë ndoqën procedurat e uljes urgjente pasi avioni shfaqi probleme teknike në sistemin hidraulik.
