Liverpool shënjestron mesfushorin e zbuluar nga Igli Tare

Liverpool shënjestron mesfushorin e zbuluar nga Igli Tare
Jurgen Klopp do të rifreskojë skuadrën gjatë merkatos së kësaj vere, pavarësisht ecurisë së Liverpool në kampionat. Zona Champions nuk është kusht për afrime të rëndësishme në radhët e “The Reds” që do të kërkojnë emra me peshë por duke u kujdesur edhe për shpenzimet.

Një prej tyre është edhe mesfushori serb i Lazios, Milinkovic Savic, për të cilin Liverpool ka gati 50 milionë euro duke vlerësuar edhe faktin që kontrata e shtatlartit skadon në vitin 2024.

I transferuar 8 vite më parë në Romë pas këmbënguljes së Igli Tares, Milinkovic kërkon një ambjent të ri për të vazhduar karrierën dhe Liverpool do të ishte klubi ideal për 28-vjeçarin serb.

Liverpool shënjestron mesfushorin e zbuluar nga Igli Tare

Lojtari ballkanas do të plotësojë pjesërisht boshllëkun që do të lenë  Naby Keita, Alex Oxlade-Chamberlain dhe James Milner, që të tre në fund të kontratës me të kuqtë. Milinkovic numëron 330 ndeshje dhe 64 gola të shënuar me fanellën e Lazios.