Flamurtari, humbja me Dinamon i kushton stolin Troisit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Mars 2023, 12:54
Marcelo Troisi nuk është më trajner i Flamurtarit. Pak muaj pasi zëvendësoi Dritan Resulin, presidenti Sinan Idrizi ka marrë vendimin për të larguar edhe trajnerin brazilian.
Humbja 0-1 me Dinamon në Vlore ku Denisson shënoi golin e suksesit të kryeqytetasve 7 minnuta nga fundi, e kombinuar edhe me hapat falsë të javëve të fundit, e shtynë klunin të ndërpriste bashkëpunimin me Troisin.
Momentalisht, Flamurtari renditet në vendin e 3 të Kategorisë së Parë me 35 pikë, 2 më pak se Skënderbeu dhe 3 nga Dinamo. Nga kjo kategori vetëm dy të parat ngjiten direkt në Superiore.
