Halili: Të jepet mësim në shkolla për dashurinë ndaj kafshëve

Afërdita Halili, aktiviste e ftuar në Ora News në emisionin “Epiqendër” të moderatores Sonila Musai këroi të caktohen një grup vullnetarësh që të shkojnë në të gjitha shkollat me rradhë për të dhënë kulturën për dashurinë ndaj kafshës.

Gjithashtu ajo u shpreh se duhet të dalim nëpër rrethina e të marrim të gjithë qenët e ti edukojmë e sterilizojmë por jo t'i vrasim. Në të njëjtin mendim me halilin ishte dhe ambientalisti Sazan Guri.

"Të caktohen një grup vullnetarësh, të shkojnë në të gjtihë shkollat e qyettit për të dhënë kulturën për kafshët.

Të dalim në të gjitha rrethinat, edhe të atyre katundarëve që i mbajnë nëpër shtëpi ti sterilizojmë, vaksinojmë dhe tua kthejmë në mënyrë që mos të shtohen. Duke dalë nëpër rrethina e duke bërë sterilizimin andej nuk do të ketë as në qytet," tha ajo.

"Të japim një orë në javë në klasa, në formë bisede pasi jemi të bindur që fëmijët do të ndryshojnë psikologjinë e prindërve," tha Sazan Guri.