Mbërrin në Sarandë kroçiera e parë për këtë vit me turistë amerikanë

Arethusa është kroçiera e parë e mbërritur për këtë vit në Sarandë. 

Krociera me flamur maltez solli 49 turistë ditor amerikan dhe ngriti siparin e një sezoni turistik që sytë i ka nga deti.

Ky vit ka pritshmëri të larta për tu shkelur nga anijet, krocierat dhe jahtet me turist të huaj.

Gjatë vitit 2022 përmes Portit të Sarandës kaluan 336154 pasagjer mes të cilëve 161862 turist të huaj.