Habit animalistja: Kam pasur 39 qen në shtëpi, pata probleme me mamanë dhe bashkëshortin

Animalistja Jonida Çobani Gjoka e ftuar në Ora News në emisionin “Epiqendër” të moderatores Sonila Musai u shpreh se kur ajo u kthe nga Amerika strehoi për një vit 39 qen në shtëpi.

Ajo tha që ishin qenushë të vegjël të lënë afër plehrave. Animalistja u shpreh se ka pasur probleme me mamanë e saj dhe bashkëshortin madje.

E pyetur se ku i mbante aq shumë qenusha ajo u shpreh se ka sipërfaqe të madhe të shtëpisë. Për momentin ajo tha se në shtëpinë e saj ka 7 qenushe që kujdeset për to.

"Nëse unë vij nga Amerika dhe strehoj 39 qen të vegjël të lënë anash plehrave dhe i marr të gjtihë në shtëpi. Pata probleme me mamin, me tim shoq me të gjithë familjen. Kam një shtëpi 300 m/2 që ka një oborr por qeni nuk do oborrin. Qeni do të rri afër teje, do erën tënde. Tani kam 7, duhen larë, duhen pastruar," tha ajo.