Licencohen 300 punonjës social, shumë prej tyre do të integrohen në strukturat e kujdesit shëndetësor
Të martën u licencuan 300 punonjësit e parë socialë. Një pjesë e tyre do të integrohen në strukturat e kujdesit shëndetësor.
Rreth 300 punonjës social përfituan licencën për ushtrimin e profesionit të martën.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se shumë prej tyre do të integrohen në strukturat e kujdesit shëndetësor.
Hëna e re në Dash, ja shenjat më të prekura
21 Mars, 17:16
Në ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave, Manastirliu njoftoi se përgjatë këtij viti në qendrat shëndetësore do të shtohen 50 psikologë e punonjës socialë, shërbimet e të cilëve do u vijnë në ndihmë pacientëve.
"Vëmendja jonë do të ketë tashmë në zgjerimin e bazës së shërbimeve ku punonjësit socialë të jetë pjesë integrale e këtyre shërbimeve. 50 punonjësit socialë e psikologët e parë janë të atashuar në qendrat socio-shëndetësore dhe brenda këtij viti ne do të kemi edhe 50 punonjës të tjerë, të cilët do ta atashohen në strukturat e kujdesit parësor në të gjithë vendin. Jo vetëm hapen vende të reja pune, por mbi të gjitha krijojmë një filozofi të re brenda shërbimeve shëndetësore duke i integruar me ato sociale".
Punonjësit Social janë përfshirë edhe në reformën për vlerësimin e individëve më aftësi të kufizuara, si anëtarë në komisionet bio-psiko-sociale dhe pjesë e vlerësimit multidisiplinar.
Aktualisht, janë 21 punonjës social pjesë e këtyre Komisioneve të ngritura në 12 qarqet e vendit.

