Makina në Durrës përfshihet nga zjarri në ecje, shpëton pa lëndime shoferi vlonjat
Nga Mark Brunga Përditësimi i fundit 21 Mars 2023, 19:52
Një automjet tip Mercedes-Benz ka marrë flakë në ecje e sipër në zonën afër Plepave në plazhin e Durrësit.
Shoferi, me origjinë nga Vlora ka arritur të dalë në kohë nga mjeti dhe s'ka pasur pasoja.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë zjarrfikësit të cilët kanë vënë flakët në kontroll.
Zjarri kishte rënë te filtri partikolar, kanë dalë në konkluzion specialistët.

