Super Barcelona hipotekon titullin në “El Clasico”, Reali nokdaun (VIDEO)
Ndeshje spektakolare, ajka e futbollit botëror, e tillë është përherë Barcelona-Real Madrid dhe kështu ndodhi edhe këtë herë. Kampionët e nisën me një autogol të Araujo në pjesën e parë por katalanasit nuk u dorëzuan, e rritën nivelin e lojës dhe në fund triumfuan 2-1.
Sfidë që dhuroi gjithçka por tregoi edhe superioritetin e Barcelonës, sidomos në pjesën e dytë kur pas golit të Sergi Robertos, Barcelona u bë me krahë. Diferenca mes dy skuadrave shkon në 12 pikë që Reali duhet t’i rikuperojë në 12 ndeshje.
Kessie e ktheu ndeshjen përfundimisht në minutën e dytë shtesë ndërsa sfida u mbyll me tension dhe përplasje mes lojtarëve por kjo sfidë lë pas zhgënjim për Realin e Madridit. Pas suksesit të dyfishtë sezonin e kaluar, Carlo Ancelotti rrezikon ta mbyllë aktualin pa asnjë trofe.
