Juventus fiton derbin e Italisë mes polemikave, Interi në krizë (VIDEO)

Me një gol të Filip Kostic në pjesën e parë, Juventusi i rrëmben Interit 3 pikë në "San Siro" duke regjistruar fitoren minimale 1-0.

Disfatë kjo që erdhi pas shumë polemikave në rastin e golit bardhezi që sigloi suksesin e 25 të Juves në shtëpinë e Interit. Zikaltërit humbasin vendin e dytë ku mbetet Lazio pas fitores në derbi.

Në rastin e golit të Kostic, Rabiot e ndali topim me dorë por arbitri nuk u konsultua me VAR. Kjo është humbja e tretë e Interit në katër ndeshjet e fundit. 

Virtualisht Juventus është në kuotën e 56 pikëve por momentalisht numëron 41.