Manchester United në gjysmëfinalen e FA Cup, Mitroivic “çmendet” (VIDEO)

Një ditë pas fitores së Manchester City, edhe Manchester United ka prerë biletën për në gjysmëfinalen e FA Cup.

Skuadra e Erik ten Hag kaloi me shumë vështirësi Fulham 3-1. Në disavantazh deri në minutën e 70 të takimit, sfida mori drejtimin e United në 20 minutat e fundit ku Fulham mbeti me 9 lojtarë në fushën e lojës pasi Mitrovic shtyu arbitrin. Kthesën e madhe për vendasit e bënë Bruno Fernandez dhe Sabitzer.