Si përplasja e trenit në Greqi, Zeka: Marrëveshja e Ohrit e ka futur Kosovën dhe Serbinë në një autostradë të një aksidenti të rëndë
Gazetari Milaim Zeka në një lidhje me skype për "Drejt" thotë se marrëveshje e Ohrit e ka futur Kosovën dhe Serbinë në një autostradë të një aksidenti të rëndë dhe do presim kush do të pësojë më shumë.
Aksidentin e sheh identik me përplasjen e trenit në Greqi.
Zeka: Është marrëveshje superserioze. Është bërë një zotim nga Vuçiç dhe Kurti që do vazhdohet procesi, do respektohen të gjitha marrëveshjet paraprake dhe ky zotim është bërë në prezencën e diplomatëve më të fuqishëm të BE dhe diplomatëve amerikanë. Marrëveshja e ka futur Kosovën dhe Serbinë në një autostradë të një aksidenti të rëndë dhe do presim kush do të pësojë më shumë. Aksidenti është identifik me aksidentin e trenit në Greqi, duhej që kishte defekt hekurudha dhe nuk u morën masa nga faktori njeri dhe ndodhi ajo që ndodhi. BE dhe SHBA kanë qenë superhipokrite gjatë gjithë procesit të dialogut, superledhatuee ndaj Serbisë, i kanë bërë lëshime të jashtëzakonshme Serbisë për hir të Rusisë dhe ndikimit rus në BE, sidomos ndaj Gjermanisë. Merkel dhe politikanë të tjerë gjermanë i kanë mbajtur vallen Rusisë.Amerika e ka ndryshuar kohëve të fundit retorikën ndaj Serbisë. Kemi ardhur te një dokument 11 pikësh ku pika 7 dhe 11 janë pikat më të dëmshme që shkojnë në dëmin e Kosovës pavarësisht teatrit që luan Vuçiç para opinionit ndërkombëtar dhe atij serb duke thënë se Serbia po kalon kohë të vështira por në fakt është Kosova që po kalon kohë të vështira.
