Ohri "mision i pamundur", Spahiu: Serbia dorëzohet vetëm nëse BE do t'i bënte bllokadë ekonomike
Serbia dhe Kosova kanë rënë dakordësim për një sërë marrëveshjesh në Ohër por pa i nënshkruar ato.
Profesor Nexhmedin Spahiu në një intervistë me Ora Neës deklaroi se Serbia do të arinte në disa marrëveshje me Kosovësn vetëm nëse do të kishte një bllokadë ekonomike nga vendet e BE-së pasi kjo gjë do ta prekte shumë vendin.
"Nuk është përcaktuar shkalla e autonomisë për serbët. Pritej të përcaktohej në Ohër që nuk u arrit.
Simbolet kombëtare të Kosovës duhet të njihen por si bëhet kjo? Kjo bëhet ose me një notë diplomatike ose duke e hapur përfaqësinë diplomatike të Kosovës në Beograd ku do të valëvitet flamuri kombëtar i Kosovës. Në raste të tillë atëherë kemi të bëjmë me njohje dejure të Kosovës nga ana e Serbisë," tha ai.
Sa i takon deklaratës së presidentit serb Vuçiç për një vijë të kuqe të njohjes së Kosivës ai tha se :
"Nuk duhen marrë shumë për bazë fjalët e tij se i ka ngrënë shpesh. Për publikun serb ai është i njohur si gënjeshtari më i madh. Fakti është kur do ta bëjë, a do ta bëjë akoma nuk e dimë.
Ai po kërkon me dëshpërim të madh të blejë kohë që të ndryshojë situata e Rusisë në Ukrainë.
Besoj se Serbia do të veprojë vetëm në rast se vendet e BE-së do ti bëjnë bllokadë ekonomike Serbisë. Kjo do të ishte një kërcënim serioz, pasi në të gjitha anët me përjashtim të Kosovës, Bosnjës është pranë vendeve të BE-së," tha ai.