Marrëveshja pa firmë Kosovë-Serbi, Starova: Shanset për sukses duken fare në horizont
Arian Starova, ish-ministër i Jashtëm e sheh shumë të largët firmosjen e një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.
I ftuar në "Drejt" , Starova thotë se ka një përpjekje të Perëndimit për të qetësuar përfundimisht Ballkanin por mjetet si mund të arrihet kjo nuk duken gjëkundi.
Starova: Kosova thotë se Asociacioni nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive. Kemi përpjekje imponuese, të frymëzuara në prapaskenë dhe hapur të Serbisë që e kërkon me kompeteca ekzekutive, shtet brenda shtetit. Kemi marrëveshje, përpjekje, trysni, vullnet por shanset për sukses nuk duken të afërta, nuk duken fare në horizont. Nuk di si do arrihet kjo gjë. Një marrëveshje do arrihet gjithmonë përmes një rruge që do të shkëmbejë interesa të dhimbshme. Nuk ka ndonjë perspektivë. Po përpiqen ta qetësojnë përfundimisht Ballkanin por mjetet si mund të arrihet kjo nuk duken gjëkundi. Kjo trysni ekonomike që bëhet nuk është e fuqishme si për Kosvën dhe Serbinë, ka mënyra të tjera që ato i plotësojnë nevojat e veta.Konkluzioni është që dialogu do të vazhdojë por dialogu ka 10 vjet që vazhdon.
