37 tituj për Skënderbeun, ekspozohen në Boston vepra për historinë e Heroit Kombëtar
Ndër emrat më të mëdhenj që përfaqëson denjësisht vendin është padiskutim Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Shumë studime dhe vepra të botuara për Heroin Kombëtar që së fundmi është shfaqur në kishën e Fan Nolit në Boston të SHBA-ve.
Janë plot 37 tituj të vjetër të ekspozuar të vitve 1510-1800,botime që janë ruajtur me kujdes nga koleksionistja angleze Patricia Nugee.
Këto libra flasin për historinë e Skënderbeut dhe janë të shkruara në 12 gjuhë të botës.
Në mesin këtij thesari të ruajtur nga koleksionistja private Nugee u ekspozua edhe fjalori i parë shqiptar i shkruar nga Frang Bardhi dhe i botuar në Romë me 1635.
Në fjalën e saj, mes tjerash, znj.Nugee tha se ardhmja e këtij koleksioni të çmuar do të perfundojë në shtëpinë e Skenderbeut, sic e quajti ajo, Muzeun e Krujës në Shqipëri.
Ky koleksion i jashtëzakonshëm mbi vendin dhe Heroin tonë Kombëtar në historinë dhe letrat europiane është në testament i pashoq që Patricia po i lë Shqipërisë.

