Libofsha, perla e fshehur! Fshati në Fier me kisha shekullore, u ruajtën edhe nga regjimi komunist
Fshati Libofshë ndodhet rreth 15 kilometra nga qyteti i Fieri, dhe për banorët e zonës është një perlë e fshehur. Atje ndodhen rreth 15 kisha shumë të mirëmbajtura nga njerëzit dhe të ruajtura fort nga vendimet ateiste të 40 viteve komunizëm, që u vuri kazmën objekteve të kultit në mbarë vendin.
Për shumë turistë, por edhe vendas, Libofsha e Fierit është një fshat ndoshta i panjohur!
Por, si askund tjetër në këtë fshat ndodhen të ndërtuara plot 15 kisha!
Teksa regjimi komunist shkatërroi objektet e kultit anembanë vendit, këto kisha i mbijetuan mendësisë ateiste që ishte ngulitur tek strukturat e partisë!
Objektet kishtare janë qindra vjeçare, por edhe të jashtëzakonshme për nga arkitektura dhe stili.
At Rafael Rredhi tregon se kanë qenë banorët e zonës që i mbrojtën dhe i ruajtën këto objekte.
At Rafael Rredhi: Zona jonë ka pasur 15 kisha, disa kisha të vogla u prishën nga regjimi i asaj kohe. Kurse, kjo kisha e Shën Kollit dhe Shën Gjergjit, Shën Kozmait, dhe disa kisha të tjera jo të kësaj zone u mbajtën të ruajtura, sepse kishin kisha të tjera dhe vetë zona dhe populli nuk lejoi që këto të prisheshin.
Tefta Deda, e bija e kujdestarit të kishave, Rrapi Saqellari tregon se babai i saj i vendoste çelësat në vend të sigurtë dhe asnjë nga ne fëmijët nuk i dinim se ku ishin, vetëm, që afresket brenda tyre të ruheshin.
Tefta Deda: Babai këto çelësa i fshihte, apo nuk e di se ku i vendoste që as ne, fëmijët e tij, dhe as mamaja nuk e dinte se ku ishin. Dhe arsyeja ishte shumë e fortë. Siç janë ruajtur këto kisha për mëse 300 vite, edhe ër babain tim ishte një përgjegjësi shumë e madhe.
Libofsha ndodhet rreth 15 kilomenta nga qyteti i Fierit.


