KAS i dha të drejtë Alibeajt, përfaqësuesi ligjor i Berishës: Maskaradë, do ta ankimojmë vendimin

Për përfaqësuesin ligjor të grupit të Sali Berishës, Ledjo Nuraj vendimi i sotëm i KAS ishte një maskaradë.

Ai tha se KSA e detyroi KQZ që të regjistronte në zgjedhje PD-në me Alibeajn kryetar të komanduar, duke paralajmëruar ankimim.

Nuraj: Për ne është një maskaradë kjo që ka ndodhur. Absolutisht ne do ndjekim rrugët e ankimit, është absurde. Do ta çojmë për ankimim. Është absurd!