Rama: Me BE-në e vjetër në 2070 anëtarësoheshim, me këtë të rënë anëtarësohemi brenda dekadës

Në konferencën me delegacionin e BE-së, Kryeministri Edi Rama u shpreh se me ketë BE që kemi sot, integrimi është më afër se sa me BE-në që para 3 vitesh.

Ai tha se shqipëri mund të anëtarësohej me atë BE në vitin 2070, ndërsa me këtë mund të integrohemi brenda kësaj dekade, pasi gjërat po lëvizin me shpejtësi.

Rama: Ne kemi bërë tonë, por gjithë ndodhitë gjeo-politike e kanë futur BE-në në një tjetër rrugë. Të gjitha këto ndikojnë në integrim. Me ketë BE që kemi sot, integrimi është më afër se sa me BE-në që kishim para 3 vitesh.

Ne mund të anëtarësoheshim me atë BE në vitin 2070, ndërsa me këtë mund të integrohemi brenda kësaj dekade, pasi gjërat po lëvizin me shpejtësi në drejtimin tonë. Ajo që na intereson është që të bëjmë detyrat tona, sepse rrugët e shkurtra, thotë populli, të nxjerrin gjatë.