Rama: Do bëjmë reformë në prokurimet publike, nuk do ketë më zyrtarë që do kenë lidhje me to

Në konferencën me delegacionin e BE-së, kryeministri Edi Rama foli edhe për një reformë lidhur me prokurimet publike në vend.

Ai tha se do të hiqet prokurimet nga duart e institucioneve është objektivi ynë dhe për këtë po bashkëpunojmë me organet e OKB-së.

Edi Rama: Po përgatisim një reformë për prokurimet publike që do ta përmbysim gjithë skemën. Sikurse po vlerësohet nga raportet e KiE, janë bërë përparime, por heqja e prokurimeve nga duart e institucioneve është objektivi ynë dhe për këtë po bashkëpunojmë me organet e OKB-së.

Do të paraqesim një platformë që do të transformojë komplet prokurimet publike dhe nuk do të ketë më zyrtarë të lartë që do të kenë lidhje me prokurimet publike. Do ta ngrejë Shqipërinë në nivelin e transparencës dhe korrupsionit.