Varhelyi: Do të sjellim kampusin evropian në Tiranë, do të kemi zhvillime të mëdha këtë vit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Mars 2023, 14:07
Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerim Oliver Varhelyi gjatë konferencës me Ramën dhe Borrell foli edhe për financime për kampusin evropian në Tiranë.
Ai theksoi se në gjysmën e dytë të këtij viti do të kemi zhvillime të mëdha për të ardhmen e Shqipërisë në Baashkimin Evropian.
Varhelyi: Jam i lumtur që gjetëm financime për kampusin evropian në Tiranë. Ky është një sinjal i qartë, se anëtarësimi është afër. Jam krenar të deklaroj se do të nisim procesin e pranimeve qysh në shtator të këtij viti. Ne kemi nevojë për kolegjin dhe do të ofrojmë financimin për të. Në gjysmën e dytë të këtij viti do të kemi zhvillime të mëdha për të ardhmen e Shqipërisë në BE.

