Rama: Nuk heqim dorë nga amnistia fiskale, duam të vazhdojmë punën me ekspertët e BE-së

Duket se kryeministri Edi Rama nuk do të heqë dorë nga amnistia fiskale dhe se do të vazhdojë punën dhe konsultimin me ekspertët e Bashkimit Evropian.

Rama në  konferencën e përbashkët për shtyp me me përfaqësuesin e BE për Politikën e Jashtme dhe Siguri, Josep Borell dhe Komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, e përforcoi këtë qasje të tij.

Rama: Kemi folur për amnistinë fiskale. Është një tjetër temë, qëndrimi ynë ishte i ditur. Ne e vlerësojmë shumë angazhimin e komisionit dhe të delegacionit për të na ofruar ekspertizë. Duam të vazhdojmë punën me ekspertët, ne nuk heqim dorë thjesht sepse kjo nuk është një gjë e mirë në parim, sepse ne kemi të gjitha arsyet tona për të menduar që kjo është gjëja e duhur për Shqipërinë. Por ama, ne duam që këtë gjë duam ta bëjmë së bashku.