Zyrtarizohet koalicioni i Opozitës me listë të përbashkët, pritet dërgimi i kërkesës në KQZ për regjistrim

Zyrtarizohet koalicioni i opozitës së Bashkuar, mes PD-së, PL-së, PBDNJ-së dhe PDK-së.

Sipas marrëveshjes mes palëve kandidatët për bashki do të jenë ata të dala nga primaret e PD-së de do të jenë me listën e Partisë së Lirisë.

Ndërsa për këshillat bashkiakë, kandidatët e Berishës do të jenë me listën e përbashkët të PBDNJ-së dhe PDK-së.

Berisha: Opozita finalizon në orët e ardhme kaolinin e fuqishëm që do t’i japë goditjen finale Ramës dhe monizmit të tij. Ai mbetet në koalicion vetëm me Lul Bravën.

Pritet që ditën e sotme lista e këtij koalicioni partish opozita re të dërgohet në KQZ për tu regjistruar për lokalet 2023.

Ndërkohë, duket se PD zyrtare do të ngelë jashtë zgjedhjeve të 14 majit, pasi KQZ dje nuk pranoi regjistrimin e kësaj partie.