Mbledhja/ Mandati i Xhaçkës në dorë të Këshillit të Legjislacionit, socialistët kërkojnë largimin e mediave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Mars 2023, 11:52
Në Këshillin e Legjislacionit është mbledhur këtë të mërkurë për të diskutuar mbi kërkesën e opozitës për heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçkës.
Në debat për mënyrën se si do të bëhet mbledhja, përfaqësuesit e Partisë Socialiste kërkojnë që mbëedhja të bëhet e mbyllur.
Ndërsa përfaqësuesja e PD-së, Dhurata Çupi ka kërkuar që media të jetë në mbledhje dhe të ndjekë diskutimin.
Sipas Çupit nuk ka asnjë dispozitë që të bëhet mbëedhja e mbyllur.
Madje, tha ajo, që në momentin që njoftohet në faqen e Kuvendit atëherë automatikisht mbëedhja duhet të jetë e hapur.
Çupi kërkoi të lejohen mediat të cilat janë duke pritur prej më shumë se 40 minutash në hyrjen e Kuvendit.

