Vrasja në Don Bosko, Berisha: Kriminelët ekzekutojnë se e dinë që s'ka shtet, Rama u tha: "Hani kokën njëri-tjetrit"

Kreu i PD-së Sali Berisha foli sot dhe për ngjarjen në Don Bosko, ku u vra një 58 vjecare gabimisht pas një atentati në lokalin e Fation Muratit.

Ai tha se kriminelët dalin të ekzekutojnë rrugëve pasi e dinë se shteti nuk ekziston.

“Ky regjim mbështetet te krimi, paguajmë një polici që është e infiltruar nga krimi. Raporti i inteligjencës tregonte se 127 komisarë ishin marrë me mbjellje droge. Edi Rama doli me parimin, t’i hanë kokën njëri-tjetrit.

Ne jemi vend pa dënim me vdekje dhe duhet të krenohemi. Çfarë do të thotë kjo, shteti nuk ekzekuton ndaj dilni ju dhe ekzekutoni rrugëve, ai u thotë kriminelëve rendi është në duart tuaja, nuk kamë punë unë. Nëse thotë ashtu ai jep licenca për vrasës, çfarë ndodhi parmbrëmë.


Një nënë që punonte për të mbajtur mbesën e vetë me dy punë, 4-5 qytetarë të tjerë, u bënë objekt i breshërive të palidhur me asnjë krim, për fajin e vetëm se Edi Rama autorizon vrasësit t’i hanë kokën njëri-tjetrit dhe ata arrijnë deri sa të qëllojnë pa nishan, mund të kishim 6 të vdekur, kjo është politika e tij”,
deklaroi Berisha.