"Zgjedhjet më të rëndësishme nga '92" Berisha prezanton Zef Hilën për Vaun e Dejës: Rama ktheu veriun në zonë armiqësore

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka prezantuar sot kandidatin për Bashkinë Vau i Dejes, Zef Hila.

Në fjalën e tij Berisha u shpreh se këto janë zgjedhjet më të rëndësishme për fatin e demokracisë që nga 1992.

“Shqipëria sot përjeton krizën e saj më të thellë dhe rrokullisjen më të madhe. Shqiptarët sot përballen çdo ditë me varfërinë në rritje, me pasigurinë në rritje, me zhgënjim e dëshpërim.

Edi Rama sapo mori pushtetin i shpalli ato me rreth të kuq, zona armiqësore, njëlloj siç i shpalli ato në 1944-45, Enver Hoxha dhe klika e tij. 

Nëqoftëse ti firmo në shkelje të ligjeve për paratë tuaja dhe e shikon që po vidhen ti do pjesën tënde se kurrë smund të firmosje. Ndaj po vjen 14 maji. Është një ditë e jashtëzakonshme. Janë zgjedhjet më të rëndësishme që nga 1992. Në këto zgjedhje vendoset fati i demokracisë," tha ai.