KQZ rrëzoi kërkesën për regjistrimin e PD në zgjedhje, Indrit Sefa dorëzon ankimimin në KAS

Partia Demokratike e përfaqësuar nga Alibeaj nuk ka humbur kohë.

Menjëherë pas vendimit të KQZ-së për të mos regjistruar PD-në në zgjedhje, përfaqësuesi ligjor Indrit Sefa paraqiti ankimin në KAS.

Për mediat ai përsëriti se vendimi i sotëm i KQZ-së ishte politik.

Sefa: PD s’ka kohë për të humbur, ishte vendimmarrje politike nga komisioneri. Ne kërkojmë shqyrtimin nga KAS, të ankesës tonë, i cili të marrë në konsideratë kërkesat e PD dhe të shfuqizojë këtë vendim, tërësisht të pabazuar në ligj.

Nesër në orën 8:30, hidhet shorti për caktimin e relatorit për kërkesën ankimore të depozituar nga Partia Demokratike e Shqipërisë.

Po nesër, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvillon seancë publike në orën 12:00 me rend dite 14 majin 2023.

"Vlerësimi i ditëve të veprimtarive me karakterin e aktiviteteve të disa personave, për periudhën 3 mars – 9 mars 2023".

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi vendoi sot të mos pranojë regjistrimin e Partisë Demokratike me kryetar zotin Lulzim Basha, si pjesëmarrëse në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Sipas zotit Celibashi, kërkesa për t’u regjistruar nuk ka bazë ligjore e nuk duhet të pranohet, duke sjellë në vëmendje çështjen e ngritur prej tij dhe në seancën e parë të datës 9 mars, lidhur me deklaratën solemne që çdo parti paraqet mes dokumentacionit të kërkuar për rregjistrim.

Deklarata nga ana e Partisë Demokratike është e firmosur nga zoti Enkelejd Alibeaj, si person i autorizuar nga zoti Basha, tre ditë përpara dorëheqjes së tij në mars të vitit të kaluar.

Zoti Basha rezulton ende si kryetar i PD-së në rregjistrin e partive politike në Gjykatën e Tiranës. Dhe për këtë arsye, sipas zotit Celibashi, duhet që të jetë ai që ta nënshkruajë, duke nënvizuar se ky është një përcaktim ligjor që nuk mund të delegohet.

KQZ rrëzoi kërkesën për regjistrimin e PD në zgjedhje,