Legjenda e Interit refuzon të bëjë komentin e ndeshjes nëse shortohet me Milanin në Champions
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Mars 2023, 09:38
Beppe Bergomi është i qartë në qëndrimin e tij publik pas kualifikimit të Interit në çerekfinalen e UEFA Champions League.
Mundësia që zikaltërit të shortohen me Milanin në fazën tjetër është e madhe dhe ish-kapiteni zikaltër, sot opinionist dhe komentator në Sky Italia, bën me dije se do të refuzojë të komentojë takimin mes dy skuadrave të Milanos, për të mos mbajtur anë në koment dhe analizën e tij.
I sinqertë Bergomi në këtë qëndrim ku tifozi brenda tij e mund Bergomin profesionist.
