Pogba, ja sa kushton një minutë e francezit në fushë me fanellën bardhezi

Kur Juventus e transferoi në verë me parametra zero nga Manchester United u duk se bëri një goditje në merkato por sot Paul Pogba po rezulton një nga dështimet më të mëdha të historisë së klubit më të titulluar të Italisë.

Mesfushori francez nuk ka luajtur ende asnjë ndeshje titullar për shkak të dëmtimeve dhe sot ka shtyrë me një muaj rikthimin në fushë për shkak të një dëmtimi tjerër.

Por sa i kushton arkës së Juventusit mesfushori francez që deri tani numëron vetëm 35 minuta? Paga e tij është 8 milionë euro në vit dhe sipas përllogaritjeve, gjatë çdo minute që ai ka kaluar ne terrenin e gjelbër, ka arkëtuar 228.571 euro.

Një shifër e çmendur dhe sa për të bërë një krahasim, në Torino mund të blihet një apartement luksoz në qendër ndërsa për 10 minuta në fushë, Pogba mund t’i lejojë vetes edhe një vilë me të gjithë komoditetet e nevojshme.