Piqué i përgjigjet Mourinhos pas akuzave për "blerje" të arbitrave nga Barcelona

Gerard Piqué mban një pozicion të qartë në lidhje me skandalin "Negreira" ku kamë dalë në shesh faturat që Barcelona i paguante zv.presidentit të Shoqatës së Arbitrave.

Jose Mourinho e ka komentuar rastin në fjalë duke lënë të kuptohet se në kohën që drejronte ai Realin i janë bërë shumë padrejtësi nga ana e arbitrave dhe gjithçka ka ndodhur në favor të Barçës por Piqué repkikon:

"Ne ishim skuadra më e mirë dhe nuk na kanë ndihmuar në asnjë rast arbitrat. Të gjithë lojtarët njihen me arbitrat në Spanjë. Në ato vite po jetonim një periudhë të artë. është një rast që prokuroria po e heton dhe duhet të presim por unë nuk kam çfarë të them tjetër përveçse faktit që ishim më të mirët".