Flick nuk e thërret në Kombëtaren e Gjermanisë, Muller tregon klas në reagim

Thomas Muller nuk është grumbulluar nga Hansi Flick për dy ndeshjet e ardhshme të Gjermanisë kundër Perusë dhe Bekgjikës. Mungesa e thirrjes nuk është përjetuar keq nga sulmuesi i Bayern Munchen që me shumë klas ka reaguar në rrjetet sociale.

Ai është shorehur se ka një respekt shumë të madh e të ndërsjelltë më trajnerin Flick, duke theksuar gjithashtu se do ta mbështesë teknikun dhe Gjermaninë në çdo hap e moment.

“Dje u bë me dije se Hansi nuk do të më grumbullonte për ndeshjet e radhës. Ka respekt të ndërsjelltë dhe do të vazhdojmë të jemi në kontakt e më pas do të shikojmë si do të shkojnë gjërat. Kryqëzoj gishtat për djemtë në dy ndeshjet e para të këtij viti”, shkruan Muller.