Vllaznia nuk bën “ulje çmimi”, Latifi sërish jashtë skuadrës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Mars 2023, 14:31
Mirel Josa nuk ia fal lehtë veprimin e pakuptueshëm Liridon Latifit, i cili nuk pranoi të futej në fushën e lojës is zëvendësues në transfertën e Durrësit kundër Teutës.
Sulmuesi kosovar u la jashtë listës së Vllaznisë për ndeshjen me Partizanin për kampionat dhe do të vazhdojë të qëndrojë jashtë edhe në Kupën e Shqipërisë në ndeshjen tjetër ndaj Partizanit.
Klubi gjithashtu e ka gjobitur sulmuesin që u rikthye nga një periudhë e komplikuar dëmtimesh. Mungesa e Latifiti e komplikon punën e trajnerit kryeytetas që duhet të bëjë edhe pa Esat Malën, i cili sipas të gjitha gjasave e ka mbyllur sezonin për shkak të një dëmtimi.
