India bllokon flamurin e Kosovës në Botërorin e Boksit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Mars 2023, 18:13
Flamuri i shtetit të Kosovës nuk do të valëvitet në Indi gjatë ditëve të Kupës së Botës në boks.
Kampionati po zhvillohet në Nju Delhi dhe autoritetet indiane u kanë bërë me dije përfaqësuesve kosovarë se nuk do të lejohet asnjë simbol përfaqësimi.
Në këtë mënyrë boksierja Donjeta Sadiku është tërhequr nga kompeticioni në shenjë proteste.
