28-vjeçari plagos me thikë dy të rinj në Tiranë, arrestohet autori, nis procedimi penal edhe për një tjetër

Një plagosje me thikë ka ndodhur në Tiranë. Pas një sherri për motive të dobëta kanë mbetur të plagosur dy persona.

Policia thotë se ka arrestuar një person si autor të plagosjes dhe ka nisur procedimin penal për një tjetër.

Njoftim i Policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin R. H., 28 vjeç, si dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin B. S., 42 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjete prerëse shtetasit K. S., 27 vjeç dhe K. S., 31 vjeç.

Gjithashtu, shtetasi B. S. ka dëmtuar tavolinat e lokalit ku ndodhi konflikti.