Erion Softa: Jemi mësuar t’i lyejmë pallatet, por nuk kemi bërë asnjëherë auditim të gjendjes së tyre

Vendimi i qeverisë për rishikimin dhe prishjen e godinave mbi 50 viet do shemben për shkak të amortizimit të tyre.

I ftuar në emisionin “Ora e Betit”, inxhinieri Erion Softa u shpreh se nuk ka pasur asnjëherë një kontroll të objekteve në vend.

"Në vëzhgimet tona pas tërmetit nuk patëm ekspertiza të vërteta dhe grupe kontrolli të mirëfillta të pajisura me pajisjtet e duhura për të bërë një auditim të vërtetë. Shteti u mor kryesisht me objektet e vjetra sepse ishin të mundshme për tu prishur dhe rindërtuar.Patëm goditje shumë të forta në objekte të mëdha, të cilat në këto vite kemi parë të mbulohen me suvatime dhe bojëra. Por nga vitet '90-'91 nuk kemi pasur më organ kontrolli të mirëfillta për ndërtimin.

Më herët dorëzimi i objekteve kishte një protokoll dorëzimi shumë të saktë. Jemi të gjithë dakord që të garantojmë qytetarët. Qeverisë pas tërmetit i mungoi ndërtimi i institucioneve. Rindërtuam por nuk ndërtuam institucione të mirëfillta kontrolli dhe rregulla të qarta ku ndërtimi të jetë një proces i kontrolluar dhe garantuar. Sot i vetmi organ kontrolli është urbanistika. Garancinë e jep një inxhinier dhe kur ka një problem inxhinieri shkon në burg. Ne nuk kemi hall të burgosim njerëzit".