Besimi në ekonomi në vendnumëro

Besimi i shqiptarëve tek ekonomia vijon të mbetet në nivelin e muajit janar mbi mesataren historike. Banka e Shqipërisë raporton ky tregues arriti në nivelin e 106.7 pikëve. Ndërkaq rënie të konsiderueshme ka paraqitur besimit në shërbime si ndërtimi dhe industria.

Besimi i qytetarëve tek ekonomia mbetet në nivelet e muajit janar edhe gjatë muajit shkurt pa ndryshime domethënëse. Banka e Shqipërisë raporton se besimi i bizneseve dhe konsumatorëve regjistroi nivelin e 106.7 pikë përqindje, me vetëm 6.7% mbi mesataren historike.

Sipas institucionit më të lartë financiar në vend, treguesi i ndjesisë ekonomike u përcaktua kryesisht nga rritja e besimit në sektorët e ndërtimit, tregtisë, prodhimit dhe të besimit konsumator.

E kundërta ka ndodhur me sektorin e shërbimeve, e cila ka shënuar rënie të ndjeshme gjatë muajit që sapo kaluam.

Kështu, treguesi i besimit në shërbime regjistroi rënie me 3.2 pikë përqindjeje këtë muaj.

Rënia në këtë sektor u ndikua nga balancat negative për ecurinë aktuale të biznesit dhe për nivelin e kërkesës.

Vlerësimet e bizneseve të shërbimeve shfaqen në rënie për nivelin e punësimit.

Ndërkohë, treguesi i besimit në ndërtim regjistroi rritje të madhe me 6.2 pikë përqindjeje në muajin shkurt.

Rritja në këtë muaj u ndikua si nga vlerësimi më i lartë për aktivitetin aktual të biznesit ashtu dhe nga ai i porosive, ndërsa bizneset e ndërtimit presin rritje të çmimeve të tyre në të ardhmen.

Edhe treguesi i besimit të industrisë u rrit me 2.2 pikë përqindje, krahasuar me muajin e kaluar, i ndikuar kryesisht nga vlerësimet pozitive për kontratat porositëse, si vendase ashtu edhe nga eksportet.