ESPUMISAN – Zgjidhja efikase pa efekte anësore për njerëzit që vuajnë nga fryrja e barkut shkaktuar nga gazrat e shtuara

ESPUMISAN - Është zgjidhje efikase për këdo që vuan nga gazrat në traktin tretës, fryrja e stomakut, fryrja apo diskomforti në zorrë, si dhe gazrat e shtuara.

ESPUMISAN – Zgjidhja efikase pa efekte anësore për njerëzit

Studiuesit theksojnë se stresi është një ndër shkaqet më të zakonshme që shkakton tek njeriu fryrje barku nga gazrat e shtuara (flatulencë), por edhe puna nën presionin e kohës, mungesa e pushimit dhe ushqyerja e nxituar luajnë rol negativ në funksionimin e traktit tretës.

ESPUMISAN – Zgjidhja efikase pa efekte anësore për njerëzit

Espumisan është një produkt mjekësor i mirënjohur dhe i provuar që përdoret për trajtimin simptomatik të çrregullimeve gastro-intestinale të shkaktuar nga gazrat e tepërt në traktin tretës, si p.sh. flatulenca.

ESPUMISAN – Zgjidhja efikase pa efekte anësore për njerëzit

Lënda vepruese e Espumisan është simetikoni. Simetikoni vepron duke pakësuar tensionin sipërfaqësor të flluskave të gazrave në stomak dhe zorrë dhe, në këtë mënyrë, ato përthithen më me lehtësi nga muret e zorrëve ose largohen nga trakti gastro-intestinal përmes funksionit normal të tij.

Espumisan kapsula nuk përmban sheqer dhe mund të përdoret nga pacientët diabetikë ose që vuajnë nga çrregullime të tretjes së sheqernave. Ka formë kapsule xhelatinore, lehtësisht e gëlltitshme, mund të mbahet me vete gjatë ditës edhe në çantë.

Espumisan vjen edhe në trajtën e pikave për përdorim nga goja për foshnjat dhe fëmijët, si p.sh. dhimbjes së barkut tek foshnjat (kolikës infantile).

Espumisan për foshnja dhe për të rritur mund të gjendet në çdo farmaci dhe mund të merret pa recetë mjeku (OTC status).

Para përdorimit lexoni fletën udhëzuese të produktit dhe konsultohuni me mjekun/farmacistin tuaj.