Drafti në Kuvend, PL kërkon uljen e çmimit të naftës dhe taksës së qarkullimit dhe të karbonit
Vasili: Qeveria mban një Bord hajdutësh! Shqipëria ka çmimin me skandaloz të naftës në Ballkan
Në komisionet parlamentare ka nisur shqyrtimi i projektligjit e paraqitur nga Partia e Lirisë çmimin e naftës dhe taksës së qarkullimit dhe të karbonit.
Në cilësinë e propozuesit, nënkryetari i kësaj partie Petrit Vasili deklaron se Shqipëria ka çmimin më skandaloz të naftës në gjithë rajonin e Ballkanit.
Ndërsa, thotë se pas plot një viti zvarritjeje të qëllimshme nga Rilindja në Kuvend filloi shqyrtimi i Projektligjit, Vasili shprehet se Partia e Lirisë përmes këtij drafti kërkon uljen e çmimit të naftës dhe për pezullimin e Taksës së Qarkullimit dhe të Karbonit.
“Pas plot një viti zvarritjeje të qëllimshme nga Rilindja në Kuvend, sot më në fund filloi shqyrtimi i Projektligjit të paraqitur nga Partia e Lirisë për uljen e çmimit të naftës dhe për pezullimin e Taksës së Qarkullimit dhe të Karbonit.
- Shqipëria ka çmimin me skandaloz të naftës në Ballkan.
- Qeveria mban një Bord Hajdutësh për çmimin e naftës të përbërë nga qeveria dhe oligarkët.
- Qeveria lejon dhe përfiton nga kontrabanda e naftës, që kap nivele shumë të larta.
- Shqipëria importon rreth 610 mijë tonë naftë kur ka 740 mijë makina, Maqedonia 839 mijë tonë naftë me 559 mijë makina, ndërsa Kosova 792 mijë tonë naftë për 397 mijë makina.
Kostoja e kësaj vjedhjeje, kontrabande dhe çmimi të rritur bie vetëm e vetëm mbi qytetarët e thjeshtë”, shprehet përmes rrjeteve sociale nënkryetari i PL-së, Petrit Vasili.





