Ndalen trenat në Francë, protesta kundër reformave në pensione

Shumica e trenave janë ndalur. Rafineritë e naftës u bllokuan dhe prodhimi i energjisë u reduktua.

Sindikatat në Francë ishin këtë të martë në ditën e 6 të grevave mbarëkombëtare kundër planit për reforma në pensione të presidentit Emmanuel Macron.

Plani i Macronit për të rritur moshën e pensionimit nga 62 në 64 vjeç është reforma e tij më e madhe gjatë mandatit të dytë presidencial.

Pas thirrjeve të përsëritura që Qeveria e Francës të heqë dorë nga ky plan, sindikalistët kanë paralajmëruar përshkallëzim të situatës.

Gjithashtu është paralajmëruar edhe mbyllja e shkollave.

Më shumë se një milion njerëz pritet  të protestojnë në Paris dhe në qytetet tjera, një pjesë e të cilëve janë pa u pastruar

“Së bashku... le ta ndalim Francën!”, thanë sindikatat kryesore të vendit në një deklaratë të përbashkët.

Kjo është hera e parë që nga viti 2010 që të gjitha sindikatat i bashkojnë forcat kundër një reforme të planifikuar.

Kryeministrja Elisabeth Borne tha të hënën në mbrëmje se ajo respekton të drejtën e njerëzve për të protestuar.

Franca ka moshën më të ulët të kualifikimit për pension shtetëror në mesin e ekonomive më të mëdha evropiane.

Pensioni mesatar është 1.400 euro në muaj, pasi të zbriten taksat.

Qeveria ka thënë se ndryshimet janë të nevojshme për të garantuar të ardhmen e financimit të sistemit pensional, që pritet të kalojë në deficit në vitet e ardhshme - për shkak të plakjes së popullsisë.