Mercenarët të “tradhtuar” nga Moska, kreu i Wagner: Rusia nuk u përgjigjet nevojave tona

Luftimet për kontrollin e qytetit të Bakhmut në Ukrainë ka shkaktuar përçarje mes dy linjave ushtarake ruse, asaj zyrtare dhe mercernarëve të Wagner. Drejtuesi i këtyre të fundit flet për tradhëti, por edhe për frikë nëse zgjedhin të tërhiqen.

Beteja për kontrollin e qytetit të Bakhmutit mes ushtrisë ukrainase dhe forcave ruse vijon prej muajsh. Në këto luftime janë angazhuar edhe grupi i mercenarëve rus, Wagner.

Por duket se mes dy ushtrive ruse ka një përçarje, pasi Jevgeni Prigozhin tregon se mosa nuk po u përgjigjet nevojave të tyre.

Drejtuesi i Wagner thotë se mungesa e municioneve të ushtrisë së tij mund të jetë burokraci e zakonshme, por nuk përjashton edhe mundësinë e një tradhtie nga Kremlini. 

Një rivalitet i dukshëm midis mercenarëve dhe ushtrisë së rregullt ruse duket se është intensifikuar javët e fundit dhe kjo nuk është hera e parë që Prigozhin akuzon Ministrinë ruse të Mbrojtjes për ndalimin e municioneve që i nevojiten.

Në një video të postuar të shtunën, ai ka treguar se njerëzit e tij kishin frikë se do të bëhen “kokë turku” në rast se Rusia do të humbiste luftën e saj në Ukrainë, duke treguar se për ta në këto momente nuk është opsion as tërheqja nga lufta.

Rusia po përpiqet të pushtojnë qytetin e Bakhmutit për muaj të tërë, por shumë analistë thonë se ai është bërë një çmim simbolik në luftë dhe ka pak vlerë strategjike.

Megjithahtë as ukrainasit nuk kanë ndërmend ta dorëzojnë këtë qytet, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se komandantët ushtarakë të vendit të tij mbështesin vazhdimin e operacioneve për të mbrojtur dhe forcuar pozicionet në Bakhmut.