Kemal Kilicdaroglu do të sfidojë Erdogan në zgjedhjet presidenciale në Turqi

Kemal Kilicdaroglu, kryetar i Partisë Popullore Republikane do të sfidojë  Rexhep Taip Erdogan në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Turqi!

I konsideruar si Gandi i Turqisë,74 vjecarii është kandidat I përbashkët I koalicionit të 6 partive opozitare në zgjedhjet e 14 Majit!

Prezantimi zyrtar u bë gjatë një mitingu në Ankara

Me fjalë të qeta,  Kilicdaroglu  ofron një vizion rrënjësisht të ndryshëm si në përmbajtje ashtu edhe në stil me atë të zjarrtë dhe karizmatik të Erdogan.

Ai u premtoi mbështetësve të tij se do të qeveriste Turqinë përmes konsensusit dhe konsultimit.

"Tryeza jonë është tryeza e paqes. Qëllimi ynë i vetëm është ta çojmë vendin në ditë prosperiteti, paqeje dhe gëzimi," tha gjatë prezantimit.

Tha gjithashtu se do ta kthente vendin në një sistem parlamentar.

Qytetarët i pritën drejtuesit me parullat “Së bashku do të fitojmë” apo “Shpresa e popullit Kılıçdaroğlu”.

Sondazhet sugjerojnë një garë të ngushtë në një vend shumë të polarizuar pas dy dekadash të qeverisjes së Erdogan.

Kriza ekonomike dhe gabimet gjatë tërmetit të muajit të kaluar mund ta bëjnë atë më të prekshëm se në zgjedhjet e mëparshme.

Megjithatë, disa nga aleatët e Kilicdaroglu kanë frikë se atij i mungon fuqia tërheqëse.