Post tërmeti, Erdogan: Brenda një viti do të ndërtohen 488 000 banesa të reja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Mars 2023, 07:41
Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se do të rindërtojë rajonin jugor të Turqisë, të goditur nga tërmetet katastrofike të 6 shkurtit. Gjithashtu ai ka premtuar se vendi do të ndërtojë 488,000 shtëpi të reja brenda një viti.
“Sot, ndërsa lëmë pas javën e katërt që nga goditja nga tërmeti. Ne shohim më qartë përmasat e fatkeqësisë që përjetuam dhe ndjejmë dhimbjen e humbjeve”, tha Erdogan pas mbledhjes së qeverisë.
Më shumë se 13.5 milionë njerëz në Turqi u prekën nga tërmetet shkatërruese, të cilën goditën edhe Sirinë.

