“Armik, nëse heq hixhabin”
Gratë në Iran janë të detyruara të mbajnë mbulesën ose hixhabin, në të kundërtë do të përballen me pasoja ligjore.
Ligji u rivendos pavarsisht valës së protestave në vend, pas vdekjes së 22-vjeçares kurde Mahsa Amini.
"Gratë që shkelin kodin islamik të veshjes do të ndëshkohen!Heqja e hixhabit është e barabartë me shfaqjen e armiqësisë ndaj Republikës Islamike dhe vlerave të saj. Njerëzit që kryejnë një akt të tillë jonormal do të ndëshkohen", tha të hënën shefi i gjyqësorit iranian Gholamhossein Mohseni Ejei.
Ai pati një paralamërim edhe për krtikët e ligjit, që kanë ndër mend të protestojnë.
"Me ndihmën e gjyqësorit dhe ekzekutivit, autoritetet do të përdorin të gjitha mjetet në dispozicion për t'u marrë me njerëzit që bashkëpunojnë me armikun dhe bëjnë këtë mëkat që dëmton rendin publik."
Pas vdekjes së gruas kurde në ambjentet e paraburgimit, ndërsa mbahej për shkelje të kodit të veshjes, me mijëra marshuan nëpër sheshe, duke shkatuar edhe trazira.
Turmat u udhëhoqën nga gra, të cilat ndërsa bënin thirrje për liri, hoqën hixhabet e tyre e prenë flokët.
Këto protesta ishit më të mëdhatë që nga themelimi i Republikës Islamike.

