Burrat që bëjnë këto profesione janë më pjellorë, tregojnë studimet
Sa më shumë lëvizje fizike të kërkojë puna e një mashkulli, aq më mirë do të ndikojë ajo kur bëhet fjalë për treguesit e fertilitetit dhe veçanërisht për numrin e spermës, sipas një studimi.
Studiuesit nga Brigham and Women's Hospital ishin pjesë e këtij studimi "EARTH" të kryer në bashkëpunim me Universitetin e Harvardit dhe Shkollën e Shëndetit Publik T. Chan.
Infertiliteti është një problem në rritje në kohët moderne dhe ka shumë faktorë që kontribuojnë në këtë. Faktori 'mashkull' konsiderohet se është përgjegjës për 40% të rasteve të infertilitetit, ku problematika kryesore është numri dhe cilësia e spermës.
Gjithashtu, analiza e mëparshme nga ekipi EARTH zbuloi se në mesin e burrave që i nënshtroheshin trajtimit të infertilitetit, numri dhe cilësia e spermës ranë me 42% midis 2000 dhe 2017.
Në këtë studim të veçantë, u analizuan rreth 377 burra, nga një grup prej 1500 burrash dhe grash. Këta burra së bashku me partneret e tyre kërkuan trajtim në qendrat e fertilitetit.
Bazuar në pyetësorët që u përgjigjën nga burrat, u zbulua se ata që raportuan se ngrinin shpesh pesha ose lëviznin objekte të rënda në punë kishin 46% më shumë përqendrim të spermës dhe 44% më shumë spermë krahasuar me ata që bënin punë më pak të vështira fizike.
Ata gjithashtu kishin nivele më të larta të testosteronit, si dhe estrogjenit – ekspertët na kujtojnë se burrat dhe gratë sekretojnë hormonet "mashkullore" dhe "femërore" në trupin e tyre, në sasi të ndryshme.
Studiuesit vërejnë, megjithatë, se ndërsa një lidhje midis aktivitetit fizik dhe fertilitetit mund të jetë gjetur tek burrat që kërkojnë trajtime të fertilitetit, nevojiten më shumë kërkime për të parë nëse këto gjetje shtrihen tek të gjithë meshkujt.