Nisin thashethemet: Sabiani kishte plane për karrierën e Keisit por një 31-vjeçar e pikasi dhe...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Mars 2023, 21:07
Banorët kanë diskutuar mes tyre për situtatën e krijuar mes dyshes Kristi-Keisi pas hyrjes së Sabianit.
Qetsori dhe Olta i thanë Kristit se ata folën me Sabianin për të ulur tensionin e krijuar mes tyre. Ata u shprehën se nuk duan ta shohin Kristin të mërzitur.
Armaldo tha se Sabiani është në hall.
Qetsori: Sabiani ka dashur ti jap gocës një ndihmë në karrierë, por një 31-vjeçar e pikasi dhe e pëlqen.
Armaldo: Sabiani e ka parë nga jashtë që diçka nuk ka funksionuar dhe prandaj ka ardhur këtu.
Olta: Ishte shumë i prekur. Nuk e ka fare opsion që Keisi mund t’i thojë dua të vazhdoj me Kristin.
Por ndërkohë që banorët diskutonin, Keisi dhe Kristi janë shkëputur nga të tjerët dhe i kanë dhuruar njëri tjetrit fshehurazi një përqafim.


